NOT

Edhe në ekipe Rusia e artë
19 August, 2016 @20:13
Pas titullit në duete të Natalia Ishchenko e Svetlana Romashina, kombëtarja e Rusisë shtoi edhe titullin ekipor në not të sinkronizuar. Ato ishin bindshëm më të mira se Kina, duke fituar për të pestën herë radhazi titullin olimpik. E bronzta i takoi Japonisë.
Renditje e njëjtë e medaljeve ishte edhe në duete ku të martën, ruset edhe në këtë kategori kishin siguruar të artën e pestë radhazi.