VOLEJBOLL PLAZHI
E arta në plazh për brazilianët
19 August, 2016 @19:59
Alison Cerutti dhe Bruno Oscar Schmidt fituan të artën në orët e para të së premtes kur në finale mposhtën çiftin italian Daniele Lupo e Paolo Nicolai.
Për Ceruttin ishte kjo medalja e dytë olimpike në volejboll plazhi pas të argjendtës në Londër. Kampionët aktual të botës në ndeshjen finale mposhtën italianet me rezultat 2-0 në sete (21-19, 21-17). Borozani.com
E bronzta u takoi holandezëve Alexander Brouwer e Robert Meeuwsen.