HOKEJ

Britaniket kampione olimpike
20 August, 2016 @1:22
Kombëtarja e Britanisë së Madhe në hokej për femra, për herë të parë u bë kampione olimpike. Këtë sukses ato e arritën pasi në finale arritën të shkrimin epërsinë e Holandës dy herë gjatë ndeshjes për të siguruar penalltitë.
Në fund, pas rezultatit 3-3 të pjesës së rregullt, Richardos-Walsh dhe Webb konvertuan dy nga pesë penalltitë e Britanisë së Madhe derisa holandezët kishin humbur të katrat deri në atë çast.
Holanda nuk arriti të bëhej kombëtarja e parë që fiton tre tituj pas triumfeve në Pekin dhe Londër. Në Londër, Britania e Madhe kishte përfunduar e bronztë, pozitë që në Rio i takoi Gjermanisë pas fitores 2-1 kundër Zelandës së Re.