ATLETIKË
Titulli në ecje për Toth
19 August, 2016 @19:55
Matej Toth nga Sllovakia ka kaluar më së shpejti distancën 50km në ecje. Për kohën prej 3h40m58, Toth mori të artën para Jared Tallent. Australiani mbeti për 18 sekonda mbrapa kampionit botëror, duke siguruar medaljen e katërt olimpike në karrierë. Tallent kishte qenë i argjendtë edhe në Pekin, ku kishte përfunduar i treti në 20km, derisa në Londër në 50km kishte qenë kampion botëror.
Medalja e bronztë i takoi kanadezit Evan Dunfee i cili me kohë 3h41m38 arriti rekord kombëtar.