BADMINTON
Carolina Marin kampione olimpike
19 August, 2016 @20:07
Spanjollja Carolina Marin që ka dominuar garat në badminton viteve të fundit ka shtuar edhe të artën olimpike. Kampionia e dyfishtë e Botës dhe e Evropës në finale qe më e mirë se indianja Pusarla Venkata Sindhu. Rezultati final ishte 2-1 në sete (19-21, 21-12, 21-15).
E bronzta i takoi japonezes Nozomi Okuhara e cila fitoi pa luftë kundër Xuerui Li nga Kina. Kampionia olimpik u tërhoq për shkak të lëndimit.
Titulli i 23 vjeçares Carolina Marin ishte i pari për një vend jo-aziatik.
Ndërkohë në çiftet e meshkujve, Fu Haifeng u bë i pari që mbrojti titullin në këtë disiplinë. Ai së bashku me Zhang Nan, sollën të artën për Kinën duke mposhtur në finale Goh V Shem dhe Tan Wee Kiong nga Malajzia me rezultat 2-1 në sete (16-21, 21-11, 23-21). E bronzta u takoi britanikëve Marcus Ellis e Chris Langridge.