ATLETIKË
Eaton përsëri mbret
19 August, 2016 @3:16
Ashton Eaton është bërë vetëm atleti i tretë që ka mbrojtur titullin olimpik në disiplinën mbretërore të atletikës, dhjetëgarësh. Borozani.com
Ai këtë e arriti me 8893 pikë të fituara që barazuan rekordin olimpik të Roman Seberle. Dy herë kampioni botëror solli edhe titullin e 13të olimpik për SHBA-të në këtë disiplinë.
Francezi Kevin Mayer mori të argjendtën me 8834 pikë, derisa e bronzta i takoi kanadezit Damian Warner me 8666 pikë.