ATLETIKË
Sara Kolak merr shtizën
19 August, 2016 @3:44
Atletja kroate, Sara Kolak e cila në tentimin e tretë siguroi pjesën e fundit të garës finale në hedhjen e shtizës, befasoi të gjithë duke marr të artën. Ajo hodhi në serinë e pestë për 66.18m duke shënuar rekord kombëtar, rezultat që la mbrapa favoritet për titull.
Sunette Viljoen nga Afrika Jugore doli e dyta me 64.92m duke përmirësuar rezultatin nga Londra kur kishte përfunduar buzë medaljes, e katërta; dhe të bronztën nga kampionati i fundit botëror.
Kampionia e Londrës, çekja Barbora Spotakova me 64.80m doli e treta duke lënë Maria Andrejczyk nga Polonia, vetëm 2cm mbrapa dhe pa medalje.