ATLETIKË
Dalilah Muhammad kampione
19 August, 2016 @3:30
Atletja nga SHBA-të, Dalilah Muhammad konfirmoi formën e mirë duke e kurorëzuar këtë sezon me të artën në 400m vrapim me pengesa. Amerikania që ka kohën më të mirë të vitit me 52.88 sekonda, doli e para në finale me një kohë më të ngadaltë, 53.13 që i solli të artën e parë në gara të mëdha.
Kampionia evropiane Sara Slott Petersen nga Danimarka mori të argjendtën me kohë 53.55 sekonda, derisa e bronzta i takoi amerikanes tjetër, Ashley Spencer e cila garën e mbylli me kohë 53.72 sekonda.