MUNDJE
Gjeorgjia e Irani me të arta
20 August, 2016 @1:15
Përfaqësuesja e Gjeorgjisë dhe ajo e Iranit kanë marr të artat e para në stilin e lirë në mundje.
Finalja e parë e këtij stili, ajo deri në 57kg i takoi gjeorgjianit Vladimer Khinchegashvili i cili në finale mposhti Rei Higuchin nga Japonia. Për Khinchegashvilini ishte kjo e arta e parë pas të argjendtës në Londër.
Në këtë kategori të bronztat shkuan për Haji Aliev nga Azerbajxhani dhe Hassan Rahimi nga Irani.
Irani u stolis me të artën falë Hassan Yazdanicharati. Ai arriti të barazoj rezultatin në 6-6, pasi rusi Aniuar Geduev kishte fituar të gjitha pikët e tij në pjesën e parë. Geduev përgjatë tërë duelit pati probleme me lëndim në kokë, që rezultoi edhe me humbjen e të artës në fund.
Soner Dermitas nga Turqia dhe Yabrail Hasanov nga Azerbajxhani morën të bronztat.