DITARI NR.14 @ RIO 2016

Programi ditor dhe renditja e medaljeve
Shkruan: Luan MORINA
20 August, 2016 @14:58
Dita më e ngarkuar olimpike nis me golfin e femrave, të cilat hyjnë në ditën e katërt të garave për të mësuar medalistet e para në histori. Përfshirë këtë sport, në program janë 30 finale.
Kryesorja për shumëkënd mund të jetë finalja e futbollit ku Brazili do të synoj të hakmerret ndaj Gjermanisë për poshtërimin e para dy viteve. Finalja e futbollit nis sikur finalja e femrave, në ora 22:30. Loja defanzive i kushtoi suedezeve të cilat u desh të kënaqen vetëm me të argjendtën. Brazilianet nuk arritën as të bronztën.
Tek sportet ekipore për femra, në ora 20:30 nis finalja e basketbollit ndërmjet Spanjës dhe SHBA-ve. Në të njëjtën kohë, për shkak të një orari banal zhvillohet edhe finalja e hendbollit ndërmjet Francës e Rusisë. Duel i zjarrtë serbo-kroat në vaterpolo nis në ora 22:50. Serbia shpreson edhe në titullin në volejboll të femrave kundër Kinës pas orës 3 të mëngjesit.
Për herë të parë zhvillohen më shumë se një finale në boks, duke nisur nga ora 20. Zhytja mbaron në ora 21:30 me finalen nga platforma për meshkujt. Në ora 14 kanë nisur finalet në kajak dhe badminton. Në ora 17:30 është finalja në çiklizëm malor – mountain bike për femra. Triathloni i femrave nis në ora 16:00, derisa finalja individuale në gjimnastikë ritmike në ora 20:20.
Pentathloni modern për meshkuj finalen e nis në ora 23:00, e gjysmë ore më herët nisin finalet e ditës së dytë në mundje të lirë të meshkujve. Tekvondo mbyll garat në ora 3, derisa finalet e atletikës nisin në ora 2 me 800m për femra, 5000m e 1500m për meshkuj, dhe stafetat 4x400m në të dy konkurrencat.
Renditja e medaljeve pas 15 ditëve dhe 266 finaleve është paraqitur më poshtë:
Renditja e shteteve sipas medaljeve
SHBA | 38 të arta | 35 të argjendta | 32 të bronzta |
Britania e Madhe | 25 | 22 | 14 |
Kina | 22 | 18 | 22 |
Gjermania | 15 | 8 | 13 |
Rusia | 13 | 16 | 17 |
Japonia | 12 | 8 | 21 |
Franca | 9 | 15 | 14 |
Australia | 8 | 11 | 10 |
Italia | 8 | 11 | 6 |
Holanda | 8 | 6 | 4 |
51. KOSOVA | 1 | 0 | 0 |