UEFA FUTSAL CUP

Feniksi perfekt, mposht izraelitët
20 August, 2016 @21:03
Skuadra kampione e Kosovës në futsall, Feniks, ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e tretë të Grupit H për të përfunduar atë me pikë maksimale, 9, nga 3 ndeshjet e zhvilluara.
Viktimë e djelmoshave që po drejtohen nga trajneri Arben Simitçiu ka qenë ekipi izraelit Tel Aviv Owl.
Feniksi sonte mposhti ekipin izraelit 6-0, ku kalon tash nga Grupi H si lider me 9 pikë, në fazën tjetër të garave.