TRIATHLON
Jorgensen kampione olimpike
20 August, 2016 @19:31
Nicola Spirig nuk arriti të përsërit suksesin nga Londra. Zvicerania përfundoi vetëm e dyta distancën olimpike të triathlonit me 40 sekonda pas kampiones së re olimpike. Borozani.com
E kampione e re olimpike është amerikania 30 vjeçare, Gwen Jorgensen. Kampionia e dyfishtë e botës 1500m not, 40km çiklizëm, dhe 10km vrap i kaloi 1h56m16. Medalja e bronztë i takoi britanikes Vicky Holland e cila për tre sekonda ishte më e shpejtë se bashkëkombësja e saj, Non Stanford.
Tek meshkujt dy medaljet e para i kishin takuar Britanisë së Madhe, me Afrikën Jugore që kishte marr një të bronztë.