AUSTRALIAN OPEN
Shenjat e Beckerit te Djokovic
19 January, 2014 @12:06
Bartësi i dytë i turneut, Novak Djokovic, ka treguar shenjat e para të ndikimit të trajnerit të tij të ri Boris Becker në fitoren e sotme.
Ai ka qenë i jashtëzakonshëm në dhe jashtë terrenit për të treguar një performancë të hatashme ndaj italianit Fabio Fognini në fitoren rutinore prej 3-0 në sete.
Serbi ka dështuar vetëm 10 pikë në shërbimet e tija, që ka qenë specialitet i Boris Beckerit, derisa ai argëtoi edhe publikun me lëvizjet ‘beckeriane’ derisa gjermani e shikonte nga tribunat.
“I shikoja reagimet e tij. Impresioni i parë, kur i përfundova të gjitha shërbimet, ai ishte i lumtur dhe ishte duke më aplauduar,” ka thënë serbi për trajnerin e tij, që dukshëm po ndikon në lojën dhe atraktivitetin në terren.
Me eliminimin e bartësit të 15-të Fognini, Djokovic, do të ndeshet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes Stanislas Wawrinka (8) - Tommy Robredo (17).