KAMPIONJA BOTËRORE
Sonte kthehet Majlinda
29 August, 2014 @11:25
Majlinda Kelmendi sonte rreth orës 19:30 arrin në Kosovë. Xhudistja pejane, që është drita e vetme që e bën Kosovën të shkëlqejë në Botë me sport, do të pritet nga qytetarë të shumtë.
Ditë më parë, Majlinda ka arritur të mbrojë titullin e Botës në xhudo, duke triumfuar në Kampionatin Botëror të mbajtur në Rusi, duke e mposhtur në finale rumunen, Andreea Chitu.
Majlinda edhe vitin e kaluar kishte fituar medaljen e artë në Botëror të organizuar në Brazil.
Pas ceremonive të ndryshme në kryeqytet, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë të vendit, Majlinda Kelmendi bashkë me trajnerin e saj Driton Kuka, pritet të udhëtojnë për në vendlindje, Pejë, ku gjithashtu është paralajmëruar pritje madhështore.
Në bazë të marrëveshjeve të mëhershme, Ministria e Sportit të Kosovës duhet ta shpërblejë Majlindën me 40 mijë, derisa trajnerin e saj me 20 mijë euro - për medaljen e artë të fituar në Botëror.