LEAGUE CUP

REUTERS
Suarez rikthehet ndaj Man Utd!
29 August, 2013 @9:52
Luis Suarez mund të rikthehet në fushë më 24/25 shtator dhe atë në ndeshje derbi të Kupës së Ligës ndaj Manchester Unitedit në Old Trafford.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat angleze menjëherë pas tërheqjes së shortit për Kupën e Ligës.
Suarez i cili u përfolë gjatë gjithë verës për largim nga Liverpooli, siç po duket do të mbetet aty, ndërsa rikthimi i tij pikërisht në stadiumin ku urrehet, Old Trafford, do ta bëj edhe më interesante ritakimin e tij me fushat e gjelbëra.
Urrejtja e tifozëve të Manchester United me Luis Suarezin daton që nga viti 2011, kur uruguajani kishte fyer në baza racore Patrice Evran, ndërsa për të tensionuar edhe më shumë situatën nuk ishte takuar me atë para ndeshjes së ardhshme.
Suarez ishte dënuar me tetë ndeshje moslojë për fyerje raciste, ndërsa tash është duke vuajtur dënimin prej dhjetë ndeshjesh moslojë për shkak se kishte kafshuar mbrojtësin serb të Chelseat, Branislav Ivanovic, gjatë stinorit të kaluar.
LEAGUE CUP, Shorti:
Manchester United v Liverpool Sunderland v Peterborough United West Ham v Cardiff City Manchester City v Wigan Athletic Burnley v Nottingham Forest Newcastle United v Leeds United Southampton v Bristol City West Brom v Arsenal Swindon Town v Chelsea Tranmere Rovers v Stoke City Watford v Norwich City Aston Villa v Tottenham Hull City v Huddersfield Town Leicester City v Derby County Birmingham City v Swansea City Fulham v Everton |