CAS

REUTERS
Suspendohet Fenerbahçe
28 August, 2013 @11:54
Ndeshja e mbrëmshme ndaj Arsenalit, do të jetë e fundit për Fenerbahçen në dy stinorët në vijim. Ankesa e skuadrës turke në lidhje me vendimin e UEFA-së, nuk ka kaluar as në CAS (Gjyqi Arbitrar Sportiv).
Me këtë, vendimi i UEFA-së për suspendimin e klubit turk nga garat europiane mbetet në fuqi për dy stinorët e ardhshëm. Fenerbahçe edhe po të kualikohej mbrëmë, nuk do të shijonte Ligën e Kampionëve, e as që do ta shijoj Europa League, ku është dashur të marrë pjesë.
UEFA kishte suspenduar Fenerbahçen me 2+1 stinorë mospjesëmarrje në gara europiane për shkak të kurdisjes së ndeshjeve në stinorin 2010/11 në Superligën turke, e cila pas ankesës së ‘kanarinave’ u ul në dy stinorë.
Fenerbahçe është nënkampion aktual i Turqisë dhe stinorin e kaluar ka arritur në gjysmëfinale të Europa League.