PLAY OFF

Pixsel
Beqiraj kthjelli Dinamon, por vonë
27 August, 2013 @23:00
Steaua dhe Schalke kanë pasur detyrë më të vështirë sonte dhe arritën ta kryejnë me sukses duke i eliminuar kundërshtarët e tyre Legia, respektivisht PAOK, për ta çelur derën e Ligës së Kampionëve.
Skuadrat tjera: Arsenal, Austria dhe Basel kishin regjistruar fitore të mëdha që në ndeshjet e para dhe besohej që nuk do të kishin problem as në ndeshjet e dyta - ashtu edhe doli.
Sa i përket rezultateve, Arsenal mposhti përsëri Fenerbahçen, kësaj radhe 2-0, me golat e Aaron Ramsey, futbollist ky që asnjë skuadre deri më tani nuk i ka shënuar më shumë se një gol.
Në anën tjetër Fatos Beqiraj shënoi golin e fitores së Dinamos 2-3 në Vienë, mirëpo zagrebasve u duhej edhe një gol për t’u kualifikuar e që deri në fund nuk arritën ta shënojnë. Beqiraj që e nisi ndeshjen nga banka rezervë, shënoi në minutën e 70-të, dhjetë minuta pasi që u fut në lojë nga trajneri Krunoslav Jurcic. Arijan Ademi ishte në fushë gjatë tërë ndeshjes për Dinamon gjithashtu.
Arlind Ajeti dhe Taulant Xhaka luajtën tërë ndeshjen për Baselin që mposhti pa problem mysafirët bullgar të Ludogoretsit për t’u kualifikuar në Ligë të Kampionëve.
Derisa, edhe Ergys Kaçe ishte në fushë për 90 minuta në humbjen e ekipit të tij PAOK, nga kundërshtari gjerman Schalke në Athinë, 2-3.
Skuadrat që nuk arritën të kualifikohen sonte në Ligë të Kampionëve, do të marrin pjesë në Europa League.
CHAMPIONS LEGUE, Play-Off
Arsenal-Fenerbahçe | 2-0 | 5-0 Rezultati i përgjithshëm | |
Austria-Dinamo | 2-3 | 4-3 Rezultati i përgjithshëm | |
PAOK-Schalke 04 | 2-3 | 3-4 Rezultati i përgjithshëm | |
Legia-Steaua | 2-2 | 3-3 Rezultati i përgjithshëm | *Steaua kualifikohet në bazë të rregullës së golit si mysafir |
Basel-Ludogorets | 2-0 | 6-2 Rezultati i përgjithshëm |