DECO
Arxiu FCB
Në pension
27 August, 2013 @9:24
Anderson Luis de Souza, shumë më i njohur si Deco, ka lajmëruar mbrëmë se po pensionohet zyrtarisht nga futbolli aktiv, njoftojnë mediat e huaja. Ish futbollist i Portos, Barcelonës dhe Chelseat, Deco, ka qenë një mesfushorë kreativ që ka arritur të fitojë shumëçka me ekipet e tij, posaçërisht me Porton dhe Barcelonën, duke fituar Ligën e Kampionëve.
Ai ka kaluar 17 vite të suksesshme në futboll aktiv, derisa i ka regjistruar 75 paraqitje me përfaqësuesen e Portugalisë, ku ka shënuar pesë gola. Që prej vitit 2010 ai kaloi në ligën braziliane ku edhe përfundoi karrierën me Fluminesen.