PLAY OFF

REUTERS
5-shja e parë, përcakohet sonte
27 August, 2013 @9:04
Nga pesë, vetëm dy ndeshje kanë të papërcaktuara kualifikuesin pasi që në tre të tjerat: Arsenal, Austria Wien dhe Basel kanë shënuar fitore të mëdha si mysafir dhe vështirë se do të mund të befasohen keq sonte para 90 minutave të fundit që çojnë në Ligë të Kampionëve.
Legia e Varshavës dhe Steaua e Bukureshtit bashkë me ndeshjen PAOK - Schalke do të zgjidhin dilemat e dy skuadrave që ndeshjet e para i patën përfunduar me barazim identik, 1-1.
Dinamo Zagreb ku luajnë dyshja Fatos Beqiraj dhe Arijan Ademi do të duhet të kapercejnë malin në Vienë, pas humbjes 2-0 si vendas në Maksimir të Zagrebit. Derisa shqiptarët e Baselit: Arlind Ajeti, Taulant Xhaka, Naser Aliji dhe Erdogan Adili, duhet vetëm të mos pësojnë keq sonte për t’u kualifikuar në Ligë të Kampionëve.
CHAMPIONS LEAGUE, Play-Off - Sonte:
20:45 - Vjenë, Austri; | Austria Wien - Dinamo Zagreb | Rezultati i ndeshjes së parë 2-0 | |
20:45 - Londër, Angli; | Arsenal - Fenerbahçe | Rezultati i ndeshjes së parë 3-0 | |
20:45 - Athinë, Greqi; | PAOK - Schalke | Rezultati i ndeshjes së parë 1-1 | |
20:45 - Varshavë, Poloni; | Legia Warsaw - Steaua Bucuresti | Rezultati i ndeshjes së parë 1-1 | |
20:45 - Bazel, Zvicër; | Basel - Ludogorets | Rezultati i ndeshjes së parë 4-2 |