REAL

REUTERS
Benzema fiton ndeshjen
26 August, 2013 @23:09
Skuadra e Carlo Ancelottit ka shënuar fitore në ndeshje ndaj Grandës si mysafir me një gol të shpejtë të realizuar nga Karim Benzema në minutën e 10-të të takimit.
Ky gol u dëshmua të jetë i vetëm në ndeshje, pasi që pas kësaj më nuk u prekën rrjetat e asnjërës palë. Portieri Iker Casillas përsëri ishte në bankë rezervë, derisa nga inçizimet televizive vërehej pakënaqësia e tij me gjendjen që po e kalon te klubi ku e shkriu karrierën.
Kjo qe fitorja e dytë e madrilenëve pas dy xhirove dhe të dyja këto me dallim minimal.