PARIS

REUTERS
Arrin fitorja e parë
26 August, 2013 @0:05
Kampioni i Francës, Paris St Germain, ka arritur të regjistrojë fitoren e parë në kampionat, tek në xhiron e tretë të saj. Borozani.com
Transferi i ri, Edinson Cavani, ka zhbllokuar rezultatin e ndeshjes sonte, derisa Ezequiel Lavezzi ka shënuar golin e fitores për ekipin e Laurent Blanc, pas barazimit të Nantes me anë të autogolit të Alexit.
Ribashkimi i ish sulmit të Napolit, Cavani-Lavezzi dhe kombinimi i tyre që nga fillimi i ndeshjes ka qenë shumë më pozitiv për lojën e parisienëve, të cilët regjistruan fitoren e parë dhe arritën në kuotën e pesë pikëve pas kësaj fitoreje.