Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA

‘89-shi, lider me barazim

‘89-shi, lider me barazim


25 August, 2013 @20:19

Skuadra vushtrriase, Llamkos Kosova, është kthyer me një pikë nga udhëtimi i vështirë në Mitrovicë.

Takimi i luajtur në stadiumin Riza Lushta ndërmjet Trepçës ‘89 dhe Llamkos Kosovës, përfundoi pa gola 0-0.

Kjo pikë megjithatë i kushtoi ekipit vushtrrias, i cili mbeti pa njërin prej futbollistëve kryesor, Milot Rashica, pasi u lëndua gjatë pjesës së parë dhe u largua nga ndeshja.

3 gola, për 3 pikë nga Ferizaji

 

Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Ferizaji arriti ta mposht Hysin duke e shijuar fitoren e parë për këtë edicion.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën 31’, kur Qëndrim Dautaj i Ferizajit shënoi për 1-0, derisa rezultatin e dyfishoi Astrit Fazliu vetëm katër minuta më vonë.

Goli i vetëm për Hysin u shënua nga Mentor Zhdrella, kurse rezultatin përfundimtar e përcaktoi Shkumbin Salihu i Ferizajit.

Pas javës së dytë në Raiffeisen Superligë, në krye vazhdon të jetë Trepça 89’ me 4 pikë, e ndjekur në hap nga Besa e Pejës.

Tabela dhe rezultatet në Raiffeisen Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga