PREMIER LEAGUE

AFP, Andrew Yates
Cardiff befason Cityn
25 August, 2013 @19:25
Cardiff City ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kuadër të javës së dytë në Premier League. Ekipi i trajnerit Malcolm Mackay e mposhti Manchester Cityn me rezultat 3-2.
Nënkampioni i Anglisë ishte i pari që krijoi epërsinë në rezultat, falë golit të Edin Dzekos në minutën 52’, ndërsa rezultati u barazua tetë minuta më vonë me golin e islandezit, Aron Gunnarsson.
Më pas në skenë doli sulmuesi Fraizer Campbell, i cili me dy golat e tij (79’ dhe 87’) ia siguroi fitoren ekipit vendas.
E gjitha që arriti të bëjë skuadra nga Manchesteri, ishte ngushtimi i epërsisë në 3-2 me golin e Alvaro Negredos (90’+2).
Me këtë humbje, Manchester City pas javës së dytë në Premier League, mbetet me tre pikë, derisa Cardiffi e shijoi fitoren e parë për këtë stinor.
Tabela dhe rezultatet në Premier League.