CHELSEA

Getty Images
Willian zyrtarisht te Chelsea
25 August, 2013 @12:40
“Klubi i futbollit Chelsea konfirmon marrëveshjen me Willian, si dhe me skuadrën Anzhi Makhachkala për transferimin e lojtarit brazilian”.
Kështu shkruan sot faqja zyrtare e ekipit londinez, i cili në njëfarë mënyre e zyrtarizoi transferimin e Willian-it.
Detajet e transferimit nuk janë bërë të ditur, mirëpo besohet se Chelsea ka paguar ekipit rus rreth 30 milionë funte për shërbimet e brazilianit.