UKRAINË

Januzi asiston në barazim
24 August, 2013 @18:49
Vorskla ka barazuar sot 3-3 me Volynin në fushë të vetë, ndërsa dyshja e kombëtares shqiptare, Armend Dallku dhe Ahmed Januzi kanë qenë në fushë përgjatë tërë ndeshjes.
Bile, sulmuesi Januzi ka regjistruar asistim në golin e dytë të skuadrës. Ndeshja i takonte xhiros së shtatë të Premier Ligës ukrainase, kurse Vorskla aktualisht gjindet në pozitën e katërt me 12 pikë.