BORUSSIA

REUTERS
Dortmund nuk ndalet
23 August, 2013 @23:52
Nënkampioni europian dhe gjerman, Borussia Dortmund, ka vazhduar me formën e mirë në fillim të stinorit duke mposhtur Werder Bremenin, që deri sonte, nuk kishte asnjë humbje.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi ylli polak i Dortmundit, Robert Lewandowski, pas një asistimi të Marco Reus në dhjetëminutëshin e parë të pjesës së dytë të takimit.
Me këtë fitore ekipi i Jurgen Kloppit ka vazhduar ecurinë perfekte në Bundesliga duke shënuar fitoren e tretë nga tre ndeshjet e para në stinorin e ri.