WBA

REUTERS
Anelka lë futbollin!
23 August, 2013 @8:34
Sulmuesi me përvojë, Nicolas Anelka, i cili së fundi luan me West Bromwich Albionin, mendon që të mos i kthehet më fushave të blerta.
Sulmuesi françez 34 vjeçar ka kërkuar largim të paafat nga ekipi pasi që është goditur thellë me vdekjen e papritur të agjentit të tij, Eric Manasse.
“WBA mund të konfirmojë se Nicolas Anelka nuk do të jetë në ndeshjen ndaj Evertonit të shtunën. Klubi e ka lëshuar me leje atë,” shkruan në njoftimin e lëshuar në faqen zyrtare të WBA-së.
Ka mbetur të shihet se nëse Anelka do të bëhet ‘pishman’ nga vendimi i tij apo jo.