TERIM

REUTERS
Shpëtimtari i Turqisë
22 August, 2013 @18:56
Fatih Terim ka pranuar ftesën ‘e shpëtimit’ të përfaqësueses turke për t’u bërë përzgjedhës i saj në ndeshjet e mbetura për kualifikim në Brazili 2014, pas dorëheqjes së Abdullah Avci nga posti i kryetrajnerit.
Kështu njoftojnë mediat turke aktualisht, ku kryetari i Federatës së Futbollit Turk (TFF) Yildirim Demiroren, ka kërkuar që ai mos ta lë Galatasarayin por gjithsesi t’i ndihmojë edhe përfaqësueses.
Pas bisedimeve me kryetarin e Galatasarayit, Unal Alsay, Terim ka pranuar që të merr postin edhe të kryetrajnerit të reprezentacionit turk, ndërsa në maj të vitit të ardhshëm duhet të vendoset për njërën.