SUPERCOPA

REUTERS
Neymar shpëton Barçën
22 August, 2013 @2:01
Neymar ka shënuar një gol si zëvendësues në pjesën e dytë të ndeshjes për ‘të shpëtuar’ Barcelonën nga humbja sonte. Djelmoshat e Tata Martinos kanë qenë në diavantazh gjatë ndeshjes që nga minuta e 12-të e saj kur shënoi ‘ishi’ i tyre, David Villa, pas një asisti të turkut Arda Turan.
Epërsia e Atleticos 1-0 zgjati deri në minutën e 66-të të ndeshjes kur Neymar që u fut në lojë në vend të Pedro Rodriguezit në minutën e 60-të - arriti golin e barazimit.
Ndeshja e zhvilluar sonte ndërmjet Atletico Madridit dhe Barcelonës ka qenë e vlefshme për Superkupë të Spanjës dhe ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë në Camp Nou. Leo Messi është zëvendësuar nga trajneri i ri katalonasve në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes.