POGBA

REUTERS
Tjetër refuzim për Arsenalin
21 August, 2013 @14:21
Njëri ndër mesfushorët më të talentuar të Juventusit, Paul Pogba, përflitej se do të mund të kalonte në Arsenal.
Mirëpo, drejtori gjeneral i juventinëve, Giuseppe Marotta, ka refuzuar të flas për mundësinë e largimit të tij.
“Harrojeni Pogban. Nuk dëshirojmë as që të dëgjojmë për ofertat,” ka thënë Marotta për Tuttosport.
Pogba është vetëm 20 vjeçar dhe luan rol tejet të rëndësishëm në mesfushën e kampionit të Italisë. Dy stinorë më parë, ai ka qenë pjesë e Manchester Unitedit, por nuk kishte rastin që të stabilizohet në ekip të parë dhe ndërroi mjedis. Ai ka kontratë me Juventusin deri në verë të vitit 2016.