ARSENAL

REUTERS
Shtohet presioni, lëndohet Chamberlain
20 August, 2013 @13:19
Arsenal duhet të bëj transferet e duhura sa më shpejtë të jetë e mundur. Arsene Wenger është nën kritika të mëdha, përkundër se ai vazhdon së paku në dukje, të punojë i qetë.
Supertalenti 20 vjeçar i tyre, Alex Oxlade-Chamberlain, ka pësuar lëndim në ndeshjen e fundit që do ta lë atë për afro gjashtë muaj jashtë fushave të blerta, njoftojnë mediat angleze sot.
E kjo ka ardhë si alarm i radhës për françezin, pikërisht para ndeshjes me Fenerbahçen, të vlefshme për Play-Off të Ligës së Kampionëve.
Fenerbahçe pret Arsenalin nesër në Sukru Saraçoglu prej orës 20:45 në kuadër të ndeshjes së parë të Play-Offit, ndërsa një javë më vonë luhet ndeshja e kthimit në Emirates të Londrës, ku do të përcaktohet cila skuadër do të futet në Ligë të Kampionëve.