CITY

REUTERS
Pellegrini debuton si lider
19 August, 2013 @22:59
Ish kampioni i Premier League, Manchester City, ka filluar në mënyrën më të mirë stinorin nën udhëheqjen e kilianit, Maurizio Pellegrinit.
Qytetarët kanë mposhtur Newcastle Unitedin 4-0 në një ndeshje ku kanë dominuar që nga fillimi i saj. Fitorja e ekipit të kaltër të Manchesterit asnjëherë nuk erdhi në pyetje pasi që laraskat e Newcastle nuk u treguan asnjëherë më serioz dhe posedimi i topit në të shumtën e kohës ishte te vendasit.
David Silva, Sergio Aguero, Yaya Toure dhe Samir Nasri ishin golashënues në ndeshjen ku debutuan Jesus Navas, Fernandinho dhe Alvaro Negredo për Manchester Cityn.