LETRA

REUTERS
Tifozët refuzojnë Wengerin
19 August, 2013 @14:17
T’ia ofrosh Arsene Wengerit kontratën e re, nuk është në rregull, thonë tifozët e klubit të Arsenalit (AST). Paralajmërimi i shefit ekzekutiv, Ivan Gazidis, se Wengerit mund t’i zgjatet kontrata ka shkaktuar nervozizëm dhe reagim nga tifozët zyrtarë të klubit kuqebardhë nga Londra.
“Klubet ambicioze investojnë paratë që i mbledhin nga tifozët, e ndonjëherë edhe nga pronarët, për t’u forcuar më shumë si klub. Tifozët e Arsenalit paguajnë ndër biletat më të shtrenjta në botë, duke qenë pjesë e rëndësishme e financimit të klubit, por si duket ambiciet e klubit mungojnë,” shkruan në njoftimin e lëshuar nga Arsenal Supporters Trust sot.
“Sipas llogarive tona, vetëm nga tifozët Arsenal përfiton 70 deri në 100 milionë funta dhe ky vendim për vazhdimin e kontratës së Wengerit duhet të mirret pas përfundimit të afatit kalimtar dhe jo tash,” shkruan më tutje letra.
Arsene Wenger nuk ka fituar asnjë trofe me Arsenalin që nga viti 2005, ndërsa për fat të keq, Topçinjtë janë mposhtur edhe nga Aston Villa si vendas në ndeshjen hapëse të stinorit 1-3.
Wengerit i skadon kontrata me Arsenalin në fund të këtij stinori.