SUPERKUPA

LSA
Superkupa e Skënderbeut
18 August, 2013 @22:02
Skënderbeu përkundër që ka udhëhequr gjatë gjithë ndeshjes pas golit të sulmuesit kroat, Pero Pejic, në minutën e 5-të të takimit, nuk ka arritur të fitojë ndeshjen në kohë të rregullt. Goli i sulmuesit më të mirë të kampionatit shqiptar erdhi pas asistimit të kosovarit Leonit Abazi.
Pas një tollovie të krijuar në zonën e rrezikshme të kampionit të Shqipërisë, më së miri është gjendur mbrojtësi kroat i Laçit, Stipe Buljan, që ka goditur furishëm nga afërsia për të barazuar rezultatin në sekondat e fundit të ndeshjes.
Skënderbeu pastaj u detyrua t’i luaj vazhdimet me një lojtar më pak, pasi që afrikani Nuredeen Orelesi u përjashtua me karton të kuq, pas dy të verdhave.
Në fund, pasi që nuk kishte gola në vazhdime, u ekzekutuan penalltitë, ku si shutues i fundi i Laçit ishte portieri i tyre i cili huqi portën e Orges Sehit, që më parë kishte shënuar, gjithashtu nga penalltia. Orges Shehi sonte ka luajtur rolin e kapitenit të vërtetë për korçarët në mungesë të Blendi Shkëmbit të lënduar. Shehi ka mbrojtur një penallti, disa shuta gjatë ndeshjes dhe ka shënuar vetë penalltinë në fund.