KOSOVË

Dy derbi, dy barazime
18 August, 2013 @19:16
TREPÇA-KOSOVA V
Trepça ka dështuar të shfrytëzojë rastin më të mirë të ndeshjes derbi të së dielës ndaj Kosovës së Vushtrrisë, pasi që Shabani dështoi nga penalltia në minutën e 28-të të ndeshjes.
Një shtyllë e goditur nga vushtrriasit, saktësisht nga Ramiz Zeneli, paralajmëroi dominimin e mysafirëve në vazhdim të ndeshjes, të cilët kishin më shumë se loja në vazhdim, por pa i konkretizuar ato.
Kështu, dy skuadrat në fund u desht të kënaqen me barazim në fillim të kampionatit, duke marrë një pikë se cila, pikë të cilën do ta vajtojnë më shumë mitrovicasit për shkak të penalltisë së gjuajtur jashtë përkundër rasteve të shumta të pakonkretizuara të Kosovës së Vushtrrisë.
HAJVALIA-DRENICA
Hajvalia ka mposhtur lehtë Drenicën si vendase me rezultat të thellë 4-1. Djemtë nga Kishnica kanë arritur që të kalojnë në minutën e 22-të në epërsi me anë të suad Sahitit - gol ky që ka paralajmëruar shkatërrimin e kuqezinjëve drenicak të cilët në fund shënuan edhe autogol në humbjen prej tre golave epërsi.
DRITA-BESA
Derbi i skuadrave me emër në futbollin e Kosovës, Drita-Besa, ka treguar gjendjen aktuale të këtyre skuadrave të cilët nuk arrinin të krijonin më shumë se disa gjysmëraste gjatë gjithë ndeshjes.
Rezultati i barabartë 0-0 ka qenë epilog më se real i takimit të dy skuadrave të zhytura në mjerim pas viteve të bujshme në Superligë.
HYSI-FUSHË KOSOVA
Hysi ka arritur të ndalë befasinë e Fushë Kosovës që u tregua arrë e fortë gjatë gjithë ndeshjes në Merdarë. Ekipi ‘kufitar’ i Kosovës ka arritur që të shënojë fitore në fund të takimit me anë të golit të Arbër Halitit pesë minuta pa përfunduar ndeshja.
Fushë Kosova e udhëhequr nga Zylkifli Obërtnica ka shënuar golin e parë në ndeshje pas krosimit të Triumf Shabanit, kur topi gjeti Burim Shalën e pagabueshëm. Mirëpo ylli i llapjanëve, Mentor Zhdrella i është përgjigjur ‘pampurëve’ me një gol të bukur nga më se 30 metra prej gjuajtjes së lirë, pasi që dështoi nga penalltia më parë.
REZULTATET DHE GOLAT, Superliga e Kosovës
Mitrovicë; Trepça-Kosova V | 0-0 | ||
Kishnicë; Hajvalia-Drenica | 4-1 | Sahiti 22', Krasniqi 42', Dushi 59', Geci AG 88' - Arifaj 54' | |
Gjilan; Drita-Besa | 0-0 | ||
Merdarë; Hysi-Fushë Kosova | 2-1 | Zhdrella 22', Haliti 85' - Shala 18' |