FRANKFURT

bundesliga.de
Kapllani me hat-trick
18 August, 2013 @15:49
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani, ka arritur që të shënojë hat-trick sot në fitoren e ekipit të tij FSV Frankfurt ndaj Dynamo Dresdenit.
Kapllani ka qenë i pandalshëm për skuadrën kundërshtare duke shënuar në minutat 44’, 50’ dhe 71’ për të kompletuar hat-trickun e parë të stinorit për të.
Ai u zëvendësua si fitimtar dhe lojtar i ndeshjes në minutën e 74-të. Futbollisti tjetër i kombëtares, Odhise Roshi ka mbetur gjatë gjithë ndeshjes në bankën rezervë duke mos pasur rastin që të paraqitet në lojë.
Me këtë fitore Frankfurt ka ngritur kuotën e pikëve në gjashtë pas katër xhirove të zhvilluara në Bundesliga 2.