LOUIS II

Monaco Officiel
Monaco shkel Montpellier-në
18 August, 2013 @16:01
Skuadra e udhëhequr nga strategu italian Claudio Ranieri, Monaco, ka arritur të shënojë fitore bindëse ndaj ish kampionit të Francës, Montpellier, sot.
Monaco e mbushur me miliona të pronarit rus, Dimitry Rybolovlev, ka hapur serinë e golave me kolumbianin Radamel Falcao, ndërsa pas barazimit të shpejtë të Montpellier-së, në skenë ka dalë talenti 23 vjeçar françez, Emmanuel Riviere i cili ka shënuar hat-trick për demolim përfundimtar të kundërshtarit në stadiumin Louis II të Monacos.
Kjo është fitorja e dytë e Monacos me radhë dhe skuadra e promovuar sivjet ka vazhduar t’i tregojë dhëmbët duke synuar titullin.