TURQI

NTV
Bilic, debuton me fitore
18 August, 2013 @22:47
Trajneri kroat, Slaven Bilic, ka filluar me fitore aventurën e tij në Turqi. Skuadra e tij, Besiktas ka arritur të mposht sonte në derbin e xhiros së parë të Superligës së Turqisë, Trabzonsporin, 2-0.
Golat për Besiktasin janë shënuar nga Olcay Sahin dhe Gokhan Tore. Ndërsa kjo ka qenë fitorja e parë për Shqiponjat e Stambollit ndaj Trabzonit.
Bilic, pas dështimit të pësuar në Rusi me Lokomotivën e Moskës, ka marrë drejtimin e skuadrës turke Besiktas.