PLAY OFF

REUTERS
Ndeshja e stinorit
20 August, 2013 @8:40
Shtatë herë kampioni i Ligës së Kampionëve, Milan, do të duhet të kalojë fazën e fundit kualifikuese për të qenë pjesë e garës më të rëndësishme të futbollit europian këtë stinor. Djelmoshat e Massimiliano Allegrit do të takohen me holandezët e PSV Eindhoven, që në një kohë jo më shumë se dekada, takoheshin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Eliminimi i PSV-së do të jetë motivim për stinorin që vjen. Ne do të duhet të bëjmë gjithçka, vetëm e vetëm për t’i mposhtur ata. Besoj se djelmoshat e mi do të arrijnë këtë,” ka thënë Allegri para ndeshjes së sontme ku Milan do të luaj si mysafir në Philips Stadion të Eindhovenit e drejtësinë do ta ndajnë katërshja turke me Cuneyt Çakirin ne krye.
“Nuk do të jetë aspak e lehtë për ne, mirëpo ne dëshirojmë të provohemi me skuadra të mëdha dhe ky është rasti ideal. Do të luftojmë me forcat tona për të fituar, përkundër cilësisë së tyre,” është shprehur Philip Cocu, trajner i PSV-së para ndeshjes.
Ndeshja luhet sonte prej orës 20:45, ndërsa shtëpitë e basteve nuk kanë favorizuar askë duke dhënë koeficient 2.62 për fitoren e secilës skuadër, e barazimi 3.30.
Ndër ndeshjet tjera interesante të natës pritet të jetë edhe dueli Lyon-Real Sociedad.
CHAMPIONS LEAGUE, Play-Off - Sonte:
Shakhter Karagandy (KAZ) - Celtic (SKO) | |||
PSV Eindhoven (HOL) - Milan (ITA) | |||
Paços de Ferreira (POR) - Zenit St Petersburg (RUS) | |||
Olympique Lyon (FRA) - Real Sociedad (SPA) | |||
Viktoria Plzen (ÇEK) - Maribor (SLN) |