ROBERTO CARLOS

REUTERS
Fillon karrierën me humbje
20 August, 2013 @8:15
I njohur si këmbëshpejtë dhe me shutat e tij të rrezikshme nga çdo kënd i fushës, braziliani Roberto Carlos, ka debutuar mbrëmë në ndeshjen e tij të parë si trajner i Sivassporit në Turqi.
Skuadra e Roberto Carlosit ka filluar me humbje si mysafir stinorin në Superligën turke, ku u mposhtën nga Kayserispor 1-0. Carlos 40 vjeçar erdhi këtë verë në Turqi, ku po i bën hapat e para si trajner profesionist.
Ai ka qenë arsyeja që në ekipin e Sivassporit kanë pranuar të vijnë edhe lojtarë me emër si braziliani Cicinho dhe sulmuesi John Utaka.