STAROVA

Kukësi mund të befasojë
20 August, 2013 @9:19
Drejtori sportiv i Kukësit, Sulejam Starova, ka qenë gjatë fundjavës në Turqi për të parë nga afër kundërshtarin e Kukësit, Trabzonspor. Në derbin e zhvilluar ndaj Besiktasit në Stamboll, kundërshtari i Kukësit u mposht 2-0, ndërsa Starova beson se Kukësi do të arrijë t’i befasojë turqit.
“Ata nuk na njohin neve si ekip. Kanë disa mungesa të cilët duhet ditur që t’i shfrytëzojmë, ndërsa edhe psikikisht janë të dobët,” kanë qenë cilësimet e përgjithshme të njërit ndër ish futbollistëve me nam në Shqipëri pas vëzhgimit shkruan sot Panorama Sport.
Kukësi pret Trabzonsportin të enjten mbrëma në Qemal Stafa të Tiranës në kuadër të Play-Offit për Europa League. Kukësi në stinorin debutues në Europë, ka arritur të hyjë në histori të futbollit shqiptar si ekip me më së shumti raunde të kaluara në gara europiane.