KAZAKËT

Pamje nga ndeshja Shakhter Karagandy-Skënderbeu
Shakhter turpëron Celticun
20 August, 2013 @19:55
Skuadra që eliminoi Skënderbeun nga kualifikimet për Ligë të Kampionëve, Shakhter Karagandy, ka arritur të bëj befasinë e radhës duke mposhtur Celticun e famshëm në Kazakistan, 2-0.
Andrei Finonchenko dhe Sergei Khizhnichenko kanë shënuar nga një gol për pjesëlojë ashtu që të arrijnë një avantazh tepër të madh ndaj kundërshtarit para ndeshjes së dytë.
Mediat britanike kanë shkruar se Celtic që udhëhiqet nga Neil Lennon është turpëruar duke humbur ndaj një kundërshtari tërësisht anonim dhe se do të ketë punë tejet të vështirë në ndeshjen e kthimit nëse zhvillojnë ndeshjen sikur sot.
Shakhter Karagandy kishte mposhtur Skënderbeun para kësaj xhiroje 3-0 në Kazakistan, ndërsa pas 30 minutash lojë në Shqipëri Skënderbeu udhëhiqte 3-0 dhe ishte afër kualifikimit, derisa Pero Pejic u ndëshkua me karton të kuq me ç‘rast korçarët nuk i bënë ballë kazakëve me 10 veta në fushë duke pranuar dy gola që çoi përpara kampionin e vendit të ish BRSS-së.
Nëse arrin kualifikimin Shakhter do të bëhet skuadra e parë kazake që arrin të hyjë në Ligë të Kampionëve.