SHQIP

Loret Sadiku (majtë) në ndeshje ndaj Celticut/Sportinglife
Loret Sadiku, kuqezi
21 August, 2013 @14:08
Loret Sadiku, qendërmbrojtësi kosovar që luan për Helsingborgun në Suedi ka pranuar ftesën e kombëtares shqiptare dhe tashmë edhe ai do të jetë në dispozicion të teknikut italian të kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.
Ai shpreson se do të ftohet nga De Biasi për ndeshjet e radhës me kombëtaren, të cilat Shqipëria i luan si mysafire e Sllovenisë dhe Islandës në fillim të muajit të ardhshëm.
Sadiku 22 vjeçar ka refuzuar përfaqësuesen e Suedisë për atë shqiptare.