PLAY OFF

REUTERS
Feneri pret Arsenalin
21 August, 2013 @9:55
Nënkampioni i Turqisë Fenerbahçe do të ndeshet me Arsenalin e Anglisë sonte në kuadër të Play-Offit të Ligës së Kampionëve. Kjo ndeshje është më interesantja e natës, krahasuar me ndeshjet tjera që do të luhen sonte në Play-Off. Edhe Fenerbahçe edhe Arsenal kanë pësuar në ndeshjet e para të tyre kampionale në mënyrë të njejtë. Të dyja kanë qenë në epërsi ndërsa në fund janë mposhtur. Kanarinat e Stambollit kanë lejuar përmbysjen prej 0-2 në 3-2 nga Konyaspor, derisa Topçinjtë e Londrës prej 0-1 në 3-1 nga Aston Villa.
Fenerbahçe javë më parë është përforcuar me sulmuesin nigerian Emmanuel Emenike, derisa Arsenal ende nuk ka blerë ndonjë emër të njohur, derisa edhe trajneri i tyre Arsene Wenger është nën kritika të mëdha këto ditë.
Sipas bastoreve botërore, favorit i ndeshjes është Arsenali me një dallim të vogël nga Fenerbahçe, ku kuota për fitoren e londinezëve është 2.45 derisa për fitore të Fenerit ipet 2.70.
Në ndeshjet tjera që luhen sonte Dinamo Zagreb ku luajnë Fatos Beqiraj dhe Arijan Ademi pret Austria Wien; pastaj kampioni bullgar Ludogorets pret Baselin e shqiptarëve: Arlind Ajeti, Taulant Xhaka, Naser Aliji dhe Erdogan Adili. Ndërsa PAOK ku luajnë dyshja Ergys Kaçe dhe Kristi Qose i shkon në konak Schalkes.
CHAMPIONS LEAGUE, Play-Off - Sonte:
Fenerbahçe(TUR)-Arsenal(ANG) | |||
Ludogorets(BUL)-Basel(ZVI) | |||
Schalke(GER)-PAOK(GRE) | |||
Dinamo(KRO)-Austria(AUT) | |||
Steaua(RUM)-Legia W.(POL) |