ANGLI

REUTERS
Chelsea lider
21 August, 2013 @23:00
Skuadra e Jose Mourinhos, Chelsea, ka arritur që të shënojë edhe fitoren e dytë në Premier League duke e mposhtur Aston Villën 2-1 në Stamford Bridge të Londrës.
Ka qenë Antonio Luna që më autogol ka çuar në epërsi Chelsean, derisa pas barazimit të super Christian Bentekes në fund të pjesës së parë, Branislav Ivanovic ka shënuar golin e fitores për londinezët.
Tashmë, Chelsea ka gjashtë pikë nga dy ndeshje në Premier League dhe derisa të zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së dytë në fundjavë, do të merr pozitën e liderit nga Manchester City.