DE BIASI

LSA
Rroga vjetore, 10% më shumë
22 August, 2013 @14:09
Strategu italian i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, do të mund të përfitojë 10% rritje rroge nga Federata Shqiptare e Futbollit, pasi që refuzoi të vazhdojë me kushtet e njëjta të qëndrojë si përzgjedhës i Shqipërisë.
Kështu ka njoftuar sot e përditshmja sportive Sport Ekspres, e cila thotë se De Biasi mund të pajtohet për këtë ngritje dhe të vazhdojë me kuqezinjtë.
Italiani De Biasi pagohet rreth 300 mijë euro në vjet. Ndërsa kombëtarja shqiptare nën udhëheqjen e tij ka bërë histori duke u renditur në pozitat më të larta të renditjes mujore të FIFA-së.