SONTE
BOROZANI/D.S.
Kukës, paq fat!
22 August, 2013 @11:47
Dhjetëra mijë tifozë pritet të mbushin sot Qemal Stafën në Tiranë, ku Kukësi do t’i del përballë favoritit nga Turqia, Trabzonspor, në ndeshjen e parë të Play-Offit për Europa League.
Nënkampioni i Shqipërisë, që ka hyrë në analet e futbollit shqiptar për shkak të suksesit të treguar që në vitin e debutimit të saj në Europë, pritet që të arrijë një rezultat pozitiv për të bërë historinë edhe më të madhe për skuadrat shqiptare - kualifikim të plotë në Europa League.
Kryetari i Kukësit, Safet Gjici, i ka premtuar futbollistëve tash premi prej 300 mijë eurove në rast kualifikimi. Kjo është ngritja e radhës për futbollistët, të cilët pas 100 mijëshes dhe 200 mijëshes së fituar - tashmë duhet të kalojnë edhe këtë fazë për të arritur preminë e radhës si dhe kualifikimin historik.
Te skuadra e Trabzonsporit do të mungojnë përforcimet e fundit të skuadrës: Florent Malouda dhe Jose Bosingwa, si dhe njëri ndër mesfushorët më aktiv të ekipit, Gustavo Colman.
Te Kukësi nuk ka mungesa të theksuara, ndërsa do të kenë të drejtë të luajnë edhe tre përforcimet e fundit të skuadrës: Sokol Cikalleshi, Kristian Dragoi dhe Dritan Smajli. I pari është sulmues, i dyti mesfushor ndërsa i treti mbrojtës.
EUROPA LEAGUE, Play-Off
19:30, Qemal Stafa; Tiranë | Kukësi-Trabzonspor | Gjyqtar kryesor: Stanislav Todorov (Bullgari) |