KUKËSI

Gabimet që kushtuan shumë
22 August, 2013 @21:18
Dy gabime të mbrojtjes kukësiane i kanë kushtuar shumë skuadrës së Armando Cungut. Nga njëra u shkaktua penallti, prej së cilës shënoi polaku i Trabzonit, Adrian Mierzejewski, ndërsa në pjesën e dytë pas një intervenimi të dobët të portierit Argjent Halili, polaku i përmendur krosoi në kokë të brazilianit Paulo Henrique që i pambuluar mirë nga afërsia shënoi për 0-2.
Përkundër se turqit nuk treguan asgjë që ia vlen të përmendet, gabimet e shqiptarëve kushtuan shumë. Prej më të dalluarve në fushë ishin krahët Gerhard Progni dhe Yll Hoxha, bashkë me sulmuesin Lazar Popovic që u mundua në qendër të sulmit. Përveç Yllit, edhe kosovari tjetër Besar Musolli ka qenë pjesë e 11-shes së parë kukësiane.
Ndeshja e kthimit do të luhet pas dy javëvë në Trabzon të Turqisë dhe Kukësi duhet të kapërcejë një mal të tërë për të arritur kualifikimin.