KOSOVARI NË PORTUGALI

Mehmeti shënon për fitore
24 August, 2013 @22:09
Agon Mehmeti 23 vjeçar ka shënuar golin e parë të tij në Portugali. Ai sonte ka arritur të tund rrjetën e kundërshtarit të Olhanenses, Paços de Ferreira, për të regjistruar fitoren e parë të ekipit të tij në Primiera Ligan portugeze.
Kjo ka qenë paraqitja e dytë e Mehmetit me skuadrën portugeze në ligën e këtij vendi buzë oqeanit Atlantik.
Për më tepër, Paços de Ferreira nuk është kundërshtar që duhet të nënçmohet pasi që stinorin e kaluar ky ekip siguroi kualifikimin për Play-Off të Ligës së Kampionëve sivjet.
Mehmeti ka shënuar golin e tij në minutën e 16-të dhe është zëvendësuar nga trajneri i këtij ekipi, Abel Xavier, që ka qenë një kohë ish lojtar i përfaqësueses portugeze dhe i Liverpoolit e Galatasarayit. Ai kohë më parë ka marrë pasaportën shqiptare dhe pritet të debutojë edhe me kombëtaren në ndërkohë.