ROSSONERI

REUTERS/Arkiv
Toni prish planet e Milanit
24 August, 2013 @20:00
Milan i Massimiliano Allegrit ka filluar keq stinorin në Serie A. Përkundër epërsisë së krijuar nga i ardhuri Andrea Poli, që shënoi golin e parë të stinorit në Serie A në debutimi të tij si lojtar i Milanit, rossonerët janë mposhtur duke lënë që të përmbyset rezultati.
Sulmuesi 36 vjeçar, Luca Toni, ka qenë shkaktar i humbjes së Milanit, i cili me dy golat e tij i ka dhënë start të ëndrrave Veronës së rikthyer pas shumë vjetësh në Serie A.
Massimiliano Allegri ka ndërruar në pjesën e dytë Stephan El Shaaraëyn dhe Mbaye Niangun me Urby Emanuelson dhe Andrea Petagna, duke i besuar edhe më shumë Mario Balotellit - por pa sukses.
Në fund Verona e trajnerit Andrea Mandorlini iu gëzua fitores.